Çfarë është Bitcoin? pjesa 1 — Si mjet këmbimi

Bitcoin është përfolur shumë vitet e fundit dhe ka marrë vëmendje të vecantë. Por çfarë Bitcoin?
Në këtë pjesë të parë do të prezentoj një përkufizim të përgjithshëm të Bitcoin dhe impaktin ekonomik të saj si një monedhë dixhitale që ofron zgjidhjen e pengesave financiare aktuale. Duke u bazuar ne punën e bërë nga Satoshi Nakamoto, themelues i Bitcoin, dhe shumë publikimeve të ndryshme shkencore dhe financiare, Bitcoin konsiderohet si mjet trasferimi vlere i gërshetuar me idenë e një sistemi peer-to-peer ku behet këmbimi i parasë elektronike.

Perkufizimi i Bitcoin si valutë për të përbushur kushtet e këmbimit është i lidhur ngushtë me teknologjinë Blockchain e cila bën të mundur transanksionet nga njëra palë tek tjetra pa pasur nevojë përfshirjen e një apo disa ndërmjetësuesish ose më saktësisht nderhyrjen e institucioneve financiare për të konfirmuar vërtetësine e saj.

Pra, Bitcoins janë valuta dixhitale të decentralizuara për të cilat nuk ka një entitet qendror krijimi, shperndarje apo ndërmjetësimi. Për krijimin e ketyre monedhave dixhitale egziston një sistem i shpërndarë që i formon ato në mënyre konsensuale dhe matematikore. Ky process është shumë I ndryshëm në krahasim me keshin tradicional dhe valutat e tjera dixhitale te centralizuara.

Bitcoin bën të mundur eliminimin e shpenzimit të dyfishtë pa pjesëmarrjen e palës së tretë, duke mundësuar konfirmin e transaksioneve në mënyre kriptografike në një sistem zinxhir me dëshmi, e njohur në bitcoin si “proof-of-work”. POW shërben jo vetëm në dëshminë e ngjarjeve që kanë ndodhur por edhe se nga cili grup (minierë) i “miners” (mintaorë dixhital/kompjutera) me CPU është zgjidhur vërtetësia e transaksionit.

Sasia e limituar dhe Përdorshmëria e Bitcoin.

Në terma ekonomik cdo gjë që ka sasi te limituar dhe është e shfrytëzueshme pa marrë parasysh vetite e saj fizike (në këtë rast dixhitale) është e vlefshme. Por fakti qe numri I Bitcoins esht i limituar (21 milion) dhe si rrjedhim kemi dallime mes pamjaftueshmërisë së centralizuar dhe decentralizuar, veti të cilat shihen për here te pare nga Bitcoin.

Pamjaftushmëria e centralizuar është dicka që drejtohet nga nje trup qendëror dhe mund të behen sërish të gatshme në rast nevoje, ky fakt është ndër arsyet kryesore të krijimit të inflacionit.
Ndërsa pamjaftueshmëria (sasia e limituar) e decentralizuar është dicka që gjendet vetëm në natyrë (deri më tani) dhe nuk është e kontrolluar nga askush, gjë që e bën të vështire të gjindet dhe kushton për të e zbuluar dhe të jesh në pronësi të saj.

Tashmë shtrohet pyetja se nëse Bitcoin është një komoditet që gjendetdhe ka vlere psh. Ari, dijamanti, nafta apo vetëm një ide e re e parasë dhe asgjë më shume?

E para thirret në idenë ekonomike që njerëzit gjithmonë kanë deshira dhe nevoja pa kufi dhe se duhët të marrin vendime të njëpasnjëshme për të menagjuar pikërisht ato nevoja në një ambient me resurse të limituara (në këtë rast bitcoin vetëm 21 milion) dhe tjetra është se sa ka potencial të përdorueshmërisë dmth per përdorim në një fushë apo ambient të caktuar që bitcoin plotëson edhe këtë kusht. Prandaj shtrohet pyetja se nëse bitcoin është një komoditet si xehet e me vlere . Ari, dijamanti, nafta apo vetëm një ide e re e parasë dhe asgjë më shumë.

A mund të konsiderohet bitcoini si para / valutë

Ndoshta, por ka shumë spekulime që bitcoin nuk mund të jetë plotësisht valutë apo mjet këmbimi sepse nuk kryen një ndër funksionet më të rëndësishme , atë të “ruajtës së vlerës” Ky funksion është i domosdoshme për integrim në rezerva shtetërore gjithashtu edhe për zhvillimin e një ekonomie të tërë. Bitcoin nuk është i mbështetur nga ndonjë nivel financiar qendror për të ruajtur stabilitetin financiar dhe deri më tani asnjë qeveri nuk e garanton vlerën e saj. Megjithatë, kjo nuk dot të thotë se bitcoin nuk mund të konsiderohet si valutë e ardhshme pasi ka arritur te sjellë një qasje të re dhe të zgjidh disa probleme të cilat deri më tani ishin vetëm ide. Gjithashtu Bitcoin është duke u shqyrtuar për integrim ne nivele financiare botërore por deri sa të ketë dicka më konkrete Bitcoin mund të konsiderohet vetëm vlerë spekulative për momentin.

Per të krahasuar bitcoin me paranë tradicionale së pari është mirë të kuptojmë se cilat jane funskionet e parasë dhe vetitë e saj:

Paraja ka këto 3 funksione:

1. Si mjet këmbimi

2. Si mjet llogarie apo matëse e vlerës dhe;

3. Si ruajtëse e vlerës

Cila është diferenca mes Bitcoin dhe parasë që njohim deri më sot.

Si mjet këmbimi bitcoin tashmë tregtohet në platforma kembimi dixhitale (Binance, OkeX, Coinbase, Gemini) kundrejt keshit tradicional (Fiat Currency) si USD apo Euro po ashtu edhe kundrejt kriptovalutave tjera por edhe në këmbim të disa shërbimeve apo të mirave materiale Në ditën që po shkruaj këtë artikull 1 bitcoin llogaritet rreth 3,510.46 Euro/ Funksioni tjeter mund të jetë si ruajtëse e informacionit dhe jo domosdoshmërisht si ruajtëse e vlerës; ky besoj mund të jetë një sistem paralel financiar. Atëherë, vetitë që dicka të konsiderohet si para (letër, pjesë metalike apo ndonjë formë tjetër) duhet të:
- Përdorueshmërinë e shpejtë
- Sigurinë, dhe
- Mundësinë e ndarjes në fraksione;

Prej të cilave Bitcoin ofron një mënyrë perfekte disa prej tyre dhe ngec ne disa të tjera për momentin:

Shpenzime më të ulëta të transaksioneve– pa ndërmjetësues dhe duke eliminuar apo minimizuar tarifat e transaksionit.

Siguria– Blockchain siguron integritetin e transfertave.

Shpejtësia– është një system i pagesave nga pala në palë (peer to peer) si pagesë direkte kudo në bote.

Pra, edhe pse përdoret si mjet këmbimi, Bitcoin nuk permban të gjitha vetitë e parasë tradicionale; në fakt mungojnë disa veti në këtë aspekt dhe dy nga këto të trija mund të rregullohen shpejtë si psh:

Prezenca Fizike– Bitcoin është valutë dixhitale e bazuar në algoritma kompjuterik dhe nuk është dicka e prekshme.

Banka Qendrore– Bitcoin ekziston në një ambient dixhital dhe nuk është nën direktivat e një bankë qëndrore financiare apo ndonjë rregulle unifikuese financiare.

Garanci shtetërore– asnjë vend deri më tani nuk mbështet në mënyre direkte bitcoin edhe pse e aprovojne egzistencen e saj.

Konkluzion:

Dallimi ne mes Keshit tradicional dhe kriptovalutave.

Bitcoin egziston në mënyre dixhitake dhe të decentralizuar. Ky është një fenomen i ri icili nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë; derisa u krijua nga Satoshi Nakamoto në vitin 2008. Unë besoj se Bitcoin është e vlefshme dhe plotëson kushtet që të jetë një nje valutë e plotë. Ajo siguron dhe mbron përdoruesit e saj e gjithashtu lejon krijimin e një ekonomie transparente dhe te pakompromentueshme për të gjithë.

Referenca:

Nakamoto, Satoshi. (2009). Bitcoin: A Peer-to-Peer Electronic Cash System. https://bitcoin.org/bitcoin.pdf

Everaere P., Simplot-Ryl I., Traoré I. (2011) Double Spending Protection for E-Cash Based on Risk Managemen — https://doi.org/10.1007/978-3-642-18178-8_33

E-cash double spending Everaere, P & Simplot-Ryl, Isabelle & Traore, Issa. (2010). Double Spending Protection for E-Cash Based on Risk Management. 6531. 394–408. 10.1007/978–3–642–18178–8_33.

General Equilibrium Models of Monetary Economies, Studies in the Static Foundations of Monetary Theory

1989, Pages 55–65, MONEY AND THE MECHANISM OF EXCHANGE

W.Stanley Jevonshttps://doi.org/10.1016/B978-0-12-663970-4.50009-8

Max Kubát. “Virtual Currency Bitcoin in the Scope of Money Definition and Store of Value

https://ac.els-cdn.com/S2212567115013088/1-s2.0-S2212567115013088-main.pdf?_tid=41825e57-026b-467c-98b4-5f1f9eedec7c&acdnat=1551585442_ba8bf04891d5c0df68b2bdc7c0f4be7e

New Wave Capitalist