Konsensus Algoritmet në Blockchain

Rrezon Abazi
6 min readMar 16, 2019

Duke vazhduar nga Problemi i Gjeneralëve Bizantin që është një ambient i pabesë dhe për të arritur një konsensus të përbashkët është sfidë e madhe. Njejtë si gjeneralët edhe rrjeti në blockchain është i shpërndarë nuk ka një trup qendror që të dhënat në “regjistrin e shpërndarë” janë të gjitha të njejta. Node (gjeneralët) duhet të i besojnë “njërit tjetrit nga ku edhe duhet të prezentohen disa protokolle që të sigurojnë që regjistrat (sinjalet) në nodë (gjeneralë) të ndryshme janë konsistentë me njëra tjetren, atëhere kemi këto çasje në blockchain për të e zgjidhur këtë problem satoshi nakamoto për herë të parë fut në përdorim idenë e proof-of-ëork që është një ide e diskutuar dhe paraqitur së pari në vitet e 90ta dhe shkruar nga ˜Jakobsson dhe Juels. []

Proof of Work njera nder metodat me te famshme per marreveshjen e pergjithshme ndermjet nodave sidomos ne Bitcoin.

Proof of Work (POW)

Kjo formë është diskutuar edhe në konfirmimin e transakskioneve në bitcoin e cila ndodh nëpërmjet konsensusit të kompjuterëve të cilet konkurrojnë ndërmjet vete për zjgjidhjen e një problemi apo enigme matematikore për të konfirmuar vërtetësine e saj dhe të gjithë nodet që kanë të njëjtin rezultat dakordohen për të bashkangjitur bllokun e ri në zingjir dhe shpërblehen me bitcoin si rezultat i një pune të suksesëshme dmth mesazhi I saktë është vetëm ai i cili është dekriptuar nga kompjuterët dhe lëshohet si i atillë duke zgjidhur problemin e mosbesimit. Po ngërthen (shume fjalë e fortë) në vetvetë edhe problemin që me kohë sa ma shumë blloqe të gjinden ne bitcoin minerat shpërblehen cdo ditë e më pak në bitcoin që është e vështirë me I bindë që të vazhdojnë të minojnë dhe mbajnë rrjetin e “në këtë rast bitcoin|”që e ekspozon ndaj sulmeve 51% më lehtë ( 51% e minerave nësë kontrollohen atëherë mundesh me ndalu proceset në bitcoin dhe me dërgu tjeter kund shumë të caktume dhe me pas kontroll në shpenzim të dyfisht por nuk mundesh me i vjedh krejt bitcoinat qysh kish pas qef dikush) megjithatë nuk do të ndodhë se bitcoin nodet janë tashmë të shpërndara në krejt botën.

Proof of Stake ( shperblimi dhe rendesia varet nga sasia kriptovalutave ne posedim)

Proof-of-Stake (PoS)

Ky ësht lloji i cili përdoret për arritjen e marrëveshjes në disa nga projektet ne blockchain dhe të tjera të ngashme si ethereum një hibrid i POW dhe POS. Proof of Stake ëshë një algoritëm tjetër konsensusi të përbashkët i cili zgjidh disa prej ngecjeve tek proof-of-work. Pra, cdo bllok vërtetohet para se rrjeti të shtoj një bllok të ri në regjistrin e blockchain që do të thotë se minerat kanë qasje të minimit në bazë të asaj se sa kanë “coin-a” në posedim shkurt e shqip sa ma shume hise ki aq ma i rëndsishëm je, gjë që e bën edhe shumë të kushtueshmë (shtrejt ne coina) një sulm me 51% për kontroll… gati e pamundur.

Delegated Proof of Stake (DPoS)

Si një alternativë e POS në DPoS konsensus kërkohet nga ata që mbajnë “coinat” të votojnë për delegatë që do të i përfaqëson të gjithë në vërtetimin e transaksioneve dhe mirëmbajtjen e blockchainit d.m.th të gjithë ata që mbajnë coinat vendosin se kush është ai që do të fol në emër të tyre por të gjithë pjesëmarrësit në këtë chain së pari zgjedhin dëshmitarë dhe këta dëshmitarë janë përgjegjës për gjenerim të blloqeve dhe këta mund të ndërrohen nëse nuk performojne aq sa kerkohet nga votuesit (Pjesmarresit).
Në DPOS kemi Delegatët që mirëmbajnë rrjetin dhe të propozojnë ndryshime në rrjet dhe Dëshmitarë që janë përgjegjës të punojnë në krijimin e bllokut të ri …

të njohurat në këtë protokoll janë #EOS #LISK #ARK…

Delegated Byzantine Fault Tolerance (DBFT )

Një protokkoll i cili është krijuar nga NEO që të tejkaloj problemin e Gjeneralit Bizantin në një sistem të përbërë nga node, delegatë ( që konfirmojnë blloqet) dhe folësi apo speaker (që propozon bllokun e ri) që në shikim të parë duket si DPoS por është më i komplikuar se aq.
Në DBFT kushti është shume ithjeshtë: përderisa më pak se 1/3 e mirëmbajtësve(gjeneralëve) janë tradhtarë (qëllime armiqësore) prap se prap mund të gjeshë marrëveshje të përgjithshme pasi ke konfirmimin e shumicës.

Pra, ata që mbajnë NEO përdorin procesin e votimit pa marrë parasysh se sa “coina” i kanë” kësaj here, gjithkush mund të bëhet Delegat përderisa ata i plotësojnë kushtet si një identitet te vërtetuar nga sistemi dhe në posedim të 1,000 GAS

GAS është NEP5 Token nga NEO që përdoret si “”interes” për të ekzekutuar transaksionet dhe kontratat në këtë platformë po ashtu edhe si shpërblim që marrin përdoruesit dhe mirëmbajtësit e NEO për kontributin e tyre qe prap varet nga delegatët dhe folësi që zgjidhet në mënyrë krejt të rastësishme.

Në DBFT folësi (speaker) gjeneron një blok nga transaksion që pret të validohet më pastaj e dërgon propozimin tek Delegatët që janë përgjegjës të mirëmbajnë blockchainin dhe të regjistrojnë transaksionet ( paraprakisht testojnë vërtetësine e transaksionit dhe besnikërinë e folësit) pastaj shtojnë bllokun e ri në blockchain nëse më shumë se 2/3 e delegatëve arrijnë marrëveshjen e përgjithshme.

DBFT Përdoret dhe është krijuar nga NEO ( ka zëra që edhe Binance #BNB do të adoptoj këtë model)

Proof of Information (POI)

Është një version tjetër vazhduar i PoS që përveq se merr parasysh sasinë e “coinave” që kanë pjesmarrësit” ky algoritëm identifikon sjelljen e e tyrë në këtë ambient si psh ku, kur dhe sa shpesh ke transferuar apo transaktuar coinat, që është në fakt një qasje e mirë sepse jo vetëm ata që janë në posedim të një sasie më të madhe të coinave të pasurohen edhe më shume por ju jep shanse edhe atyrë që kane sasi me te vogla te konsiderohen të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe kontribuimin e blockchainit.
P.sh NEM (New economy movement) është e bazuar në këtë consensus algoritëm. Me një fjalë sa më aktiv në rrjet aq më shumë shpërblime merr.

Konkluzion

Edhe pse tashme ka menyra të ndryshme për të arritur marrëveshjen e pergjithshme ne blockchain dhe për të vërtetuar të gjitha proceset në të ende ka sfida që duhet të tejkalohen dhe secili model ka përparësitë dhe mangësitë e saj por çfarë është e rëndesishme është se me këto zgjedhje që kemi tani mund edhe të zgjedhim së në çfarë protokolli duam të krijojme shërbimet e blockchain dhe se cili model do te ishte me i pershtatshem për të e zhvilluar atë. Si, Dapps të ndryshëm, lojra, shërbime ligjore, kontratat e mençura (smart contracts) ose këmbimore online të decentralizuar e shumë projekte te ndryshme që mund të ndërtohen mbi këto.

--

--