Marrëveshja e Përgjithshme dhe Problemi i Gjeneralëve Shqiptarë

Rrezon Abazi
4 min readMar 16, 2019
Problemi i Gjeneralëve Bizantin (Byzantine Generals Problem),

Blockchain është nje DLT (Distributed Ledger Technology) apo teknologji regjistrit të shpërndarë që është i njohur më së shumti përmes bitcoin e cila po ashtu mvaret nga disa algoritme për të arritë një marrëveshje të përgjithshme ndërmjet nodave (kompjuterëeve). Një blockchain mund të mendohet si një databazë e decentralizuar që menagjohet nga kompjuterë të shpërndarë në një rrjet peer-to-peer (P2P) apo direkt nga pika në pikë. Secili “peer” mban një kopje të regjistrit që të të mos lejoj asgjë rastit për single point of failure (SPOF)”-> me një fjalë nëse njëri dështon ka mbulesë nga të tjerët për konfirmim dhe vazhdim të procesit. Ndryshimet dhe vertetesia e çfarëdo veprimi reflektohet njëkohësisht në të gjithë nodet që kanë nga një kopje të regjistrit për vërtetim.

Atëherë, si në rajon ashtu edhe tek ne minimi per bitcoin dhe ethereum është shume i përhapur dhe shumë nga ne e dime se qka jane mining rigat si psh me GPU për ethereum ose me ASIC-a për bitcoin që në të vërtetë këta janë nodat (ne aritkullin e meparshem) dhe janë pjesë e një konsensus algoritmi, varet se në cilin blockchain je duke minuar dhe vërtetuar blloqet e krijuara.

Pra cfarë është konsensus algoritmi si definicion i gjërë?

Konsensus algoritmet janë procese vendim-marrëse ku individë apo një grup i caktuar (në blockchain minerat) krijojnë dhe mbështetin një vendim që plotëson kushtet e tyre si rezoulute ku pakica duhet të mbështetë vendimin e shumicës pa marrë parasysh a ju pëlqen atyre apo jo që për qëllim ka të ekzekutoj idenë e vetme që i konvenon dhe ndihmon këtij grupi më së shumti.

Për të kuptuar ekonominë në blockchain duhet së paku të kuptojme se si funksionon blockchain pasi që as unë nuk jam thellë i involvuar në pjesën teknike por njëkohësisht absorbojme idetë e reja të cilat kjo industri sjell risi për çdo dit.

Por, para se të arrij te konsensus algoritmet gjatë hulumtimit tim në këtë temë kam hasur në diqka të pazakontë ku për herë të parë problemi i njohur për arritje të një konsensusi të përgjithshem është ilustruar në mënyre origjinale si problem i gjeneralëve shqiptarë ( Albanian Generals Problem) që më vonë është ndryshuar për arsye që të mos merret si paragjykim dhe është moderurar në The Byzantine genenerals problem [Shostak & Pease]tashmë në teknologji dhe sidomos në blockchain një ndër termet më të diskutuara që më pastaj fillon gjithqka në Byzantine fault tolerant konsensuset. (BFT).

Idea e konsensusit përshkruhet se si disa gjeneral që kanë rrethuar një qytet kundërshtarë komunikojnë ndërmjet vete nga pozita të ndryshme gjeografike për të arrit qëllimin e përbashkët (okupimin e qytetetit armiqësor).

Në këtë përshkrim ka disa probleme:
1) Jo të gjithë gjeneralët janë të besueshëm apo besnik të idesë për sulmin e qytetit atëher ngritet qështja e besimit a janë të gjithë gjeneralët besnik të perandorisë.

2) komunikimi i tyre varët nga një ndërmjetësues ( lajmëtari).

Dhe qëllimi është që:
1)Gjeneralët besnik të dakordohen në një plan të përbashkët

2 ) Një numër i vogël i gjeneralëve tradhtarë të mos ndikoj/mashtroj gjeneralët besnik të adoptojn planin e gabuar.

Çasja:
Secili gjeneral besnik merr informatat e njejta dhe përdor ato në kombnimin e atyre në një plan aksioni.

Nëse një gjeneral besnik [a] dërgon sinjalin BBa atëherë të gjithë gjeneralët duhet të marrin sinjalin BBa.

Ilustrimi i problemit kur Gjenerali kryesor eshte besnik dhe jo besnik

Problemi i gjeneraleve (nese gjenerali kryesor eshte besnik procesi vazhdon dhe arrihet nje konsensus shumice) perndryshe si ne rastin B (larte edhe poshte) krijohet konfuzitet dhe hapesire per deshtim.
Duhet te sigurohemi qe urdherat te jene te sakte dhe qe mos te pranohen sinjale te rrejshme per deshtim te procesit pra per te arritur konsensus duhet te jene 3n+1 per te lejuar procesimin nese GJ 1 merr sinjalin nga gjenerali ateher vazhdon nese nuk merr asnje sinjal ben se cfare ben gjenerali.

Prezentimi i kësaj ideje në blockchain

Për të i komplikuar gjërat më shumë në këtë mes hedhim mesazhe të enkriptuara që gjeneralët besnik punojnë për të e zgjidhur dhe marrë vendimin e duhur vetëm nëse të gjithë ose shumica e gjeneralëve dakordohen se rezultati është i njëjtë, aksioni do të ndodhë në bazë të asaj se çfarë urdhëri është lëshuar.
Për vazhdimin ju lutem gjeni shkrimin në pjesën e dytë (Konsensus Algoritmet në blockchain) ku diskutohet dhe prezentohen disa forma të ndryshme për arritjen e kësaj marrëveshje të përgjithshme… vazhdo te pjesa 2 ketu → Konsensus Algoritmet në Blockchain

--

--