Çfarë është Bitcoin pjesa 2 — Transaksionet në Blockchain.

Rrezon Abazi
4 min readMar 10, 2019

Nëse ke lexuar artikullin Çfarë është Bitcoin? pjesa 1 — Si mjet këmbimi. atëherë je i informuar rreth bitcoin dhe mundësisë së përdorimit te saj dhe prezentimit të një sistemi pagese dhe këmbimi. Në këtë pjesë të dytë të prezentimit të bitcoin do të shkruaj jo vetëm në aspektin ekonomik por do të elaboroj disa tema tjera si kryhen transaksionet nëpermjet bitcoin dhe se në qfarë mënyre siguron pranuesin dhe dërguesin që fondet kanë leviz në mënyre të sigurtë nga mënyra e prodhimit te bitcoin proof-of-work në këtë platformë që njekohesisht edhe spjegon se si Blockchain funksionon me shembullin e bitcoin.

Pra për të prezentuar bitcoin dhe për të kuptuar se si funksionon këmbimi dhe përmbushja e transaksioneve nëpërmjet saj kthehemi prap tek rrënjet e keshit fizik dhe digjital që bitcoin e zgjidh duke eliminuar ndërmjetësuesin apo palën e tretë.

Transaksionet në valuta digjitale kryhen kur secili pronar momental i një valute çfarë do digjitale transferon apo deshiron te transferoj një sasi të saj duke nënshkruar një hash të transaksionit paraprak dhe qelësit public (public key) të pronarit të ardhshëm që dëshiron të pranoj vlerën e caktuar, por problemi qëndron se ai që e pranon këtë sasi të caktuar nuk mund të vërtetoj nëse kjo ka ndodhur dhe është lëshuar më herët një e tillë dhe që ai ështe i vetmi që është në posedim të saj.

Zgjidhja qe ofron bitcoin dhe blockchain

Pershkrimi se si nje bitcoin transferohet nga Pika A ne Piken B nepermjet Blockchain.

Prandaj, Bitcoin vjen me idenë se mund të e vërtetoj dhe garantoj pranuesin e ri te sasise se valutës digjitale në mënyrën e vetme duke e bërë publike gjithë historinë e transaksionit dhe të ofroj qasje verifikuese që një kopje e saj mungon dhe pranuesi i ardhsëm sigurohet që ai është i vetmi në pronësi të saj dhe se dërguesi nuk është në posedim te nje kopje tjeter pasi e ka dërguar. Atëherë, për të e përmbushur këtë kriter të gjitha transaksionet duhet të publikohen dhe të gjithë pjesmarrësit në sistem duhet të dakordohen që ka prejardhjen e njejtë nëpermjet nodave si shumicë e një zinxhiri të vetëm të transaksioneve si ne foto lart.

Nodë — minerat apo kompjuterë që mirëmbajnë blockchain dhe që kalkulojnë dhe konkurojne me njëri tjetrin në mënyre matematikore për të ruajtur dhe konfirmuar vërtetësinë e transaksionit dhe që shperblehen me bitcoin per atë.

Për të gjeneruar bitcoin perdoren ASIC miner me fuqi te CPU ndërsa per kriptovaluta tjera ka mënyra tjera të gjenerimit të kripto-valutes nëpërmjet GPU (grafik kartelave) ose ka nga ato kriptovaluta qe nuk mund te gjenerohen (minohen) por mirëmbahen nga “node” tjerë me të drejtë vote por në përgjithësi të gjithat stimulohen në baze të tarifave. Më vonë do të diskutojmë rreth dallimit të konsensus algoritmeve dhe mënyrave të ndryshme të arritjes së konsensusit të përbashkët në proof-of-work (PoW) proof-of-stake (PoS), Default Byzantine fault tolerant (dBFT)etj.

Elementet e transaksionit në bitcoin
Për të e zbërthyer më në detaje kuptojmë se një transaksion nëpermjet bitcoinit përmban këto informacione :

ID (Identiteti): një SHA256 double-hash si mjet identifikimi.
Inputi (hyrja): adresat e bitcoin që identifikojnë burimet e bitcoinëve që do të transferohen. Që zakonishit janë outputet e një transaksioni të mëhershëm e që përdorët për verifikuar dërguesin dhe gjendjen aktuale.
Sasia: numri i bitcoinëve që do të transferohen.
Ouput (dalja): Adresa e pranuesit të bitcoin pasi që më herët tham e gjithë historia e transaksionit duhet të regjistrohet në një regjistër të hapur kjo mund të përdoret edhe si input i transaksionit të ardhshëm që krijon një zingjir të pronësise përderisa bitcoin dërgohet nga një adresë në tjetrën.
Tarifat: Për të komplikuar gjërat edhe më shume kur ndodh një transaksion atëher kemi blockchain tarifat apo tarifa e minerave e cila përdoret si incentive për të shpërblyer nodat (minerat) për mirëmbajtjen e rrjetit të bitcoin

Sa më e ulët tarifa e bitcoin aq më ngadal përfundon /përmbushet transaksioni.

Megjithatë:

Protokolli i bitcon është i bazuar në bashkëpunimin e rrjetit për të mbajtur regjistrin e bitcoin dhe keshi digjital të transferohet nëpermjet transaksioneve të cilat konfirmohen vetëm pas përmbushjes së kritereve kyqe të validitetit me konsensus të përbashkët të nodave pjesmarrëse nëpërmjet zgjidhjes së problemeve matematikore.

Nakamoto, Satoshi. (2009). Bitcoin: A Peer-to-Peer Electronic Cash System. https://bitcoin.org/bitcoin.pdf

--

--